Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq paralajmëron largimin e Serbisë nëse ndodhë kjo - NACIONALE

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq paralajmëron largimin e Serbisë nëse ndodhë kjo

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë një dramë të re, pas raportimeve pozitive mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç shkruan mediumi “Kosovo-Online”, ai në një deklaratë ka paralajmëruar largimin e Serbisë nga Këshilli i Evropës, në rast të anëtarësimit të Kosovës.

Sipas tij, “do të jetë shumë e pahijshme kur të dalin fjalë që fuqitë botërore gënjyen Serbinë sa i përket KiE-së”.

“S’ka problem, mund ta kaloni, dhe më pas do të shihni nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në Këshillin e Evropës ose jo. Le të shohim, ndoshta do të dëshironi ta keni Prishtinën më shumë se sa Beogradin në Këshillin e Evropës.” – citohet se ka thënë ai.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis e ka përpiluar raportin preliminar mbi anëtarësimin e vendit tonë në këtë institucion.

“Anëtarësimi do të çonte në forcimin e standardeve të të drejtave të njeriut duke siguruar akses në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të gjithë ata që janë nën juridiksionin e Kosovës...” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme