Andrew Tate-s dhe vëllait të tij u vazhdohet paraburgimi deri në fund të shkurtit - NACIONALE

Andrew Tate-s dhe vëllait të tij u vazhdohet paraburgimi deri në fund të shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Figurës së njohur të internetit, Andrew Tate, dhe vëllait të tij, Tristian, u është vazhduar masa e paraburgimit deri më 27 shkurt. Vendimin e mori një gjykatë rumune.

Këta dy persona janë duke u hetuar për dyshimet për sulm seksual dhe shfrytëzim. Një gjykatës vendosi që ata të mbahen në paraburgim edhe për 30 ditë përderisa policia të grumbullojë dëshmi për rastin.

Kush është Andrew Tate?

I lindur në dhjetorin e 1986-s në rajonin e Washingtonit, Emory Andrew Tate III (emri i plotë i tij) është i biri i një mjeshtri të shahut dhe i një asistenteje në sportin e kateringut. Pasi familja shkoi në Chicago dhe Goshen të Indianapolisit, prindërit iu ndanë, dhe Tate me vëllanë shkuan me nënën e tyre në Luton, Angli.

Tate mbeti i lidhur me babain përmes shahut, një lojë që e mësoi kur ishte 5 vjeç.

Por, më pas ky u bë kikbokser, prej më të dekoruarve në kategorinë e tij, dhe videot e tij listohen nën tituj të tillë si “Andrew Tate në formën më të mirë ishte bishë absolute!” Por, më pas ai u tërhoq sërish.

Në vitin 2016, ai u paraqit si banor në sezonin e 17 të “Big Brother” në Britani të Madhe. Ai u përjashtua nga ky emision pasi i doli një video ku dukej ai duke e goditur një grua me rrip.

Lajme të ngjashme