“Analizë perfekte”: Këshilltari i Bislimit e lavdëron shefin për “kukamën” në Facebook - NACIONALE

“Analizë perfekte”: Këshilltari i Bislimit e lavdëron shefin për “kukamën” në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duket të ketë mbetur i mahnitur nga analiza e shefit të tij. Së paku, kështu mund të hamendësojmë lehtësisht për shkak të një postimi të tij në Facebook.

Në fakt, postimi i fundit i Kadiut është një “shpërndarje” (share) e një status të Bislimit, vartës i të cilit është z. Kadiu. Mbi postimin e shpërndarë, z. Kadiu ka shkruar një fjali të shkurtër, por të mbushur me një lëvdatë sipërore për Bislimin.

Shkrimin e Bislimit, që po kritikohet nga analistë e politikanë, Kadiu e ka quajtur “analizë përfekte”.

“Analizë perfekte e Zëvendëskryeministrit Bislimi, i cili zbërthen strategjinë e Vuçiç dhe lojën e tij.” – shkroi Kadiu.

Ndryshe, Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, e ka cilësuar shkrimin e Bislimit si “pabesueshmërisht e papjekur dhe thellësisht e papranueshme”.

“Si është e mundur që me një deklaratë, ZVKM, në vend se të falenderojë aleatët që siguruan lirimin e policëve të rrëmbyer, etiketon të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike, dhe aleatët tanë si të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë. ZVKM, SHBA-të dhe BE nuk kanë nevojë për leksione (dhe atë mediokre) nga askush për tua sqaruar kush është Serbia. E dinë fare mirë. Kanë shërbime intelegjente shumë më të avancuara e të sofistikuara se ne.” – shkroi zonja Çitaku.

Lajme të ngjashme