Analisti Raci ia “ftoh” Qeverisë, gjatë vizitës në Amerikë takon tre senatorë
Analisti Gazmir Raci, i cili njihet si mbështetës, po e realizon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Derisa zyrtarët qeveritarë po kanë vështiresi për takime të nivelit të lartë në SHBA, duket që analisti Raci nuk e ka këtë problem.
Gjatë kësaj vizite, ai ka takuar se ka takuar tre senatorë amerikan.
Në profilin e tij në “Facebook”, Raci ka postuar fotografitë e takimeve me senatorët amerikanë.
“Ishte kënaqësi të takohesha me senatorët, Ted Cruz nga Teksasi dhe Tim Scott nga Karolina e Jugut”, ka shkruar Raci.
Një ditë më parë, ai ka takuar edhe senatorin e Teksasit, Brandon Creighton.
“Vizitë në zyrën e z. Brandon Creighton (R), Senator në Shtetin e Teksasit! Faleminderit z. Ivan Canalis, Shef i Stafit për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka shkruar Raci.