Analisti gjerman i reagon kryeministrit spanjoll: S’e njeh Kosovën, por Palestinën e drejtuar pjesërisht nga Hamasi?
Këto ditë, u raportua se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar se Qeveria e tij do të punojë për njohjen e Palestinës.
Një deklaratë e tillë shkaktoi shumë reagime, duke përfshirë edhe atë të analistit dhe kolumnistit të “Neue Zurcher Zeitung”, Ulrich Speck.
Përmes një shkrimi në Twitter, ky i fundit ka deklaruar se Spanja nuk po e njeh Kosovën, por po punon për Palestinën që “udhëhiqet pjesërisht nga Hamas”.
“Nuk e njihni Kosovën, por një Palestinë që drejtohet pjesërisht nga Hamasi?” – ka shkruar ai.
Not recognizing Kosovo, but a Palestine that is partly ruled by Hamas? https://t.co/oiRqT06mhH
— Ulrich Speck (@ulrichspeck) November 25, 2023
Vlen të theksohet se së fundi, Sanchez fitoi një mandat tjetër si kryeministër i Spanjës.
Spanja ndërkohë, vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën si të pavarur.