Ambasadorja që kërkonte anëtarësim të Kosovës në OKB shpall kandidaturën për presidente të ShBA-ve - NACIONALE

Ambasadorja që kërkonte anëtarësim të Kosovës në OKB shpall kandidaturën për presidente të ShBA-ve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës Jugore dhe ambasadorja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka njoftuar që është kandidate për t’u bërë presidente e ShBA-së.

“Tash nuk është koha për t’u zmbrapsur. Tash është koha për një Amerikë të fortë dhe krenare,” – ka bërë ajo përmes një postimi në Twitter.

Ajo është kandidatja e dytë madhore në partinë Republikane që shpall kandidaturën, pas ish-shefit të saj Donald Trump.

Znj. Haley është vetëm e treta indiano-amerikane që kërkon nominim presidencial.

Në vitin 2021, ajo kishte thënë që nuk do ta sfidonte Trumpin për president, por e ndryshoi mendjen për disa muaj.

Të tjerë Republikanë që pritet t’i hyjnë garës janë edhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis dhe ish-Zëvendëspresidenti Mike Pence.

Sa ishte ambasadore e ShBA-ve në Kombet e Bashkuara, znj. Haley kishte thënë që Kosova duhet të bëhej pjesë e OKB-së dhe e NATO-s.

“Kosova meriton të marrë vendin e saj të drejtë në komunitetin ndërkombëtar të kombeve... përfshirë anëtarësim të plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

Lajme të ngjashme