Ambasadorja gjermane: Nuk është fundi nëse Kosova e Serbia nuk tregojnë rezultate deri më 18 mars
Anke Konrad, ambasadore e Gjermanisë në Beograd, ka folur për procesin e dialogut dhe afatin për ta diskutuar Planin e Zbatimit deri më 18 mars.
Konrad i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të gjejnë kompromis me njëra-tjetrën sa i përket dialogut.
“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE”, tha ajo për Tanjugun.
E me 18 mars Kurti e Vuciq do të takohen në Ohër.
Kjo pas takimit të 27 shkurtit ku udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi.