Ambasadori suedez: Nuk ka kohë për diskutime rreth urës në këtë moment - NACIONALE

Ambasadori suedez: Nuk ka kohë për diskutime rreth urës në këtë moment

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka bërë me dije se tani nuk është koha e hapjes se urës.

Ai ka thënë se tani është koha që Evropa të fokusohet në luftën në Ukrainë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, diplomati suedez ka thënë se tani nuk ka kohë që të diskutohet për çështjen e urës se Ibrit.

“Koha është që të fokusohemi aty dhe se si Kosova, Suedia e aleatët tjerë mund ta ndihmojnë Ukrainën nga Rusia, e cila po rrezikon edhe sigurinë evropiane. Pra, këtu duhet të jetë fokusi dhe nuk ka kohë për diskutime rreth Urës në këtë moment. Duhet të diskutojmë për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe duhet të diskutojmë si mund ta ndihmojmë Ukrainën”, ka thënë Westerlunde.

Ai ka vlerësuar se ura duhet të hapet, por në kohen e duhur.

“Në gjuhën greke është një fjalë, ‘kairos’, që do të thotë se duhet ta marrësh një vendim në momentin e duhur për të pasur rezultatet më të mira të mundshme. Nuk ma merr mendja se kemi ‘kairos’ momentalisht. Ura duhet të hapet, besoj që të gjithë pajtohemi për këtë, pyetja është kur dhe si. Në pikëpamjen time duhet të behet në përputhje me konsultime të popullsisë në dy anët e lumit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky është një problem simbolik, në realitet ka shumë ura tjera të hapura ku mund të qarkullojnë veturat e këmbësorët në Ibër”, është shprehur ai.

Diplomati suedez nuk ka dashur të flasë shumë rreth paralajmërimit të zëdhënësit të BE-së për sanksione të reja.

“Kam ndjekur deklaratat e zëdhënësit të BE-së për këtë çështje. Nuk kam asgjë për të shtuar. Por, siç them gjithmonë, duhet ta shohim ‘foton e madhe’. Kosova është pjesë e Evropës. Që të dyja vendet, edhe Kosova edhe Suedia, janë shtete të vogla dhe duhet ta kuptojmë se çfarë po ndodh në Evropë tani me agresionin rus mbi Ukrainën”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme