Ambasadori i Kosovës në Gjermani reagon për letrën e 'distancimit' nga Serbia drejtuar BE-së dhe ShBA-së
Ambasadori i Kosovë në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar për letrën e përbashkët që kërkohen ndryshimi i qasjes ndaj Serbise i është dërguar ndërmjetësve evropianë dhe amerikanë, Llajçak e Escobar.
Ajeti ka përmendur se letra është hartuar nga kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, të Senatit të SHBA-ve, Bob Menendez, të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, dhe kryetarët e komisioneve të punëve të jashtme të parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Ai tutje ka thënë se në letër kërkohet të nxirren mësimet nga e kaluara dhe mos të ndjek një politikë me Beogradin në qendër të Ballkanit
“Në këtë iniciativë të përbashkët drejtuar komunitetit ndërkombëtar, ata kërkojnë të nxirren mësimet nga e kaluara dhe mos të ndjek një politikë me Beogradin në qendër të Ballkan-it, ku Serbia duhet të shihet si përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe mos të ndiqet një politikë me zemërgjerësi ndaj Beogradit, e cila ka dëshmuar që nuk po funksionon. “Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”. – thuhet në shkrimin e Ajetit.