Ambasadori Hovenier pas dorëheqjes së Mehajt: Flm për shërbimin dhe bashkëpunimin e ngushtë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, e ka bërë një postim falenderues për tashmë ish-ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj.
Ai ka thënë se e falenderon Mehajn për “shërbimin e tij dhe bashkëpunimin e partneritetin e ngushtë gjatë periudhës së tij.”
Këto fjalë ambasadori i bëri në një postim në Twitter.
Hovenier i dëshori fat në të ardhmen ministrit.
Mehaj tha sot që po jepte dorëheqje nga pozita e tij për “arsye familjare”. Ai u pasua në këtë pozitë nga koloneli Ejup Maqedonci.
Postimi i plotë:
Appreciated the opportunity to thank Former Minister of Defense Mehaj for his service and our close cooperation and partnership during his tenure. Wishing him the best in his upcoming endeavors. pic.twitter.com/qqFN1G4hNb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 8, 2023