Ambasadori gjerman: S’ka arsye të festojmë për bombardimet, bëmë atë që duhej për ta ndaluar gjakderdhjen
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në përvjetorin e 25-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe, ka thënë se kjo nuk është arsye për feste, pasi që u bë ajo që ishte e nevojshme për të ndalur gjakderdhjen.
Rohde përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se kjo u bë për t’u ndaluar edhe mizoritë e tjera të regjimit të Millosheviqit, pasi diplomacia dështoi.
Në fund, ai ka thënë se “i qëndrojnë pas këtij vendimi”.
“Përvjetori i fillimit të Operacionit të NATO-s “Allied Force” 25 vite më parë, nuk është arsye për festë. Bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizotirtë e tjera nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë, pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësi e jona morale dhe ne i qëndrojmë pas këtij vendimi.” – ka thënë ai.
The anniversary of the start of @NATO Op „Allied Force“ 25 yrs ago is no cause for celebration. We did what was necessary to prevent further bloodshed & atrocities by Milosevic’s regime in Kosovo after diplomacy failed. It was our moral responsibility & we stand by that decision
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 24, 2024
Ndryshe, sot bëhen 25 vjet prej fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, kundër caqeve ushtarake serbe, për të ndalë kështu luftën në Kosovë.
Urdhri ishte dhënë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Në një fjalim para popullit amerikan, ai kishte konfirmuar se Aleanca Atlantike po fillonte një operacion ushtarak për të ndalë luftën në Kosovë.
"Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqe.” – kishte thënë ai.