Ambasadori gjerman pajtohet plotësisht me Hovenier: Kosova ta punojë me KFOR-in e EULEX-in - NACIONALE

Ambasadori gjerman pajtohet plotësisht me Hovenier: Kosova ta punojë me KFOR-in e EULEX-in

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit, duke shpërndarë deklaratën e ambasadorit, Amerikan, Jeff Hovenier.

Ai ka thënë se pajtohet plotësisht me të, derisa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të punojnë me KFOR-in e EULEX-in.

“Pajtohem plotësisht. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga eskalimi, nxisim autoritetet e Kosovës që të punojnë me KFOR-in e EULEX-in.” – ka thënë ai.

Ndër të parët që reagoi në lidhje me këto zhvillime, ishte ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë.” – tha ai në një shrkim në Twitter.

Lajme të ngjashme