Ambasadori gjerman: Jam i frustruar që nuk po largohen masat ndaj Kosovës - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Jam i frustruar që nuk po largohen masat ndaj Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i frustruar me masat që Bashkimi Evropian vazhdon t’i mbajë në fuqi ndaj Kosovës.

Në intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, të enjten, ambasadori Rohde ka thënë se masat ndëshkuese duhet që të largohen.

“Për masat, mund të përsëris vetëm se Gjermania avokon vazhdimisht heqjen e menjëhershme të masave, si shumica e vendeve. Më duhet të pranoj se jam gjithashtu pak i frustruar që nuk ka ndodhur ende, sepse krijon një çekuilibër dhe efekte konkrete”, ka theksuar ai.

Lajme të ngjashme