Ambasadori gjerman dënon incidentet në veri: Dhuna nuk është kurrë një opsion
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dënuar incidentet e fundit në veri, ku janë djegur tri vetura të serbëve me targa RKS.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se dhuna nuk është opsion asnjëherë.
Diplomati gjerman ka ftuar organet e rendit që t`i nxjerrin para dretesisë autorët.
“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar Rohde.
I fully agree. Violence is never an option! I have full confidence that the Kosovar authorities will investigate the cases thoroughly and bring those responsible to justice. https://t.co/G5ky3sJiPi
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 31, 2023