Ambasadori Dugolli: Skenat e papranueshme në veri janë të orkestruara nga regjimi autokratik i Serbisë
Aambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit në veri ku si pasojë e përleshjeve mes KFOR-it dhe protestuesve serbë, mbetën dhejtëra të lënduar pjesëtarë të KFOR-it.
Dugolli ka dënuar regjimin autokratik serb për rolin e tij në orkestrimin e skenave shqetësuese dhe të papranueshme të dhunës.
Ai shprehu shqetësim të thellë për tensionet në rritje, duke nënvizuar aktet e vazhdueshme të frikësimit dhe sulmeve të drejtpërdrejta të regjimit kundër gazetarëve, policisë, kundërshtarëve politikë, institucioneve demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të thjeshtë dhe tani ushtarëve të NATO-KFOR-it.
Postimi i plotë:
Skena shqetësuese dhe të papranueshme dhune të orkestruara nga regjimi autokratik i Serbisë.
Pas akteve të pandërprera të frikësimit dhe sulmeve të drejtpërdrejta kundër gazetarëve, policisë, kundërshtarëve politikë, institucioneve demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të thjeshtë, strukturat e guximshme të Vuçiqit kthehen egërsisht kundër ushtarëve të NATO_KFOR-it.
Disturbing and unacceptable scenes of violence orchestrated by Serbia’s autocratic regime.
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) May 29, 2023
After ceaseless acts of intimidation and direct attacks against journalists, police, political opponents, 🇽🇰 democratic institutions and ordinary citizens, Vucic’s emboldened structures… https://t.co/yttOHl1LzS