Ambasadori amerikan: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës - NACIONALE

Ambasadori amerikan: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur përsëri për arritjen e pajtimit për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.

Ai në Twitter, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është momente vendimtar për zhbllokimin e së ardhmës.

Hovenier ka shtuar tutje se Amerika do të vazhdojë të qëndrojë më popullin e Kosovës.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.” – ka shkruar Hovenier, ku ka shpërndar shkrimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinknen.

Ky është reagimi i dytë i Hovenerit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Lajme të ngjashme