Ambasadorët e Francës e Gjermanisë në Beograd: Duhen urgjentisht hapa të rinj, të krijohet Asociacioni” - NACIONALE

Ambasadorët e Francës e Gjermanisë në Beograd: Duhen urgjentisht hapa të rinj, të krijohet Asociacioni”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Beograd, Pierre Cochard dhe Anke Konrad, kanë kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të përbashkët dhënë për mediumin serb “Danas”, ata kanë shprehur kënaqësinë për koordinimin dhe angazhimin e emisarit Miroslav Lajçak, për situatën në veri gjatë muajit dhjetor.

“Serbia dhe misionet evropiane dhe ndërkombëtare të dislokuara në veri të Kosovës nuk duhet të vendosen në anët e kundërta. Përkundrazi, shprehim kënaqësinë tonë për koordinimin e mirë që u krijua midis të gjithë aktorëve, veçanërisht nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit special Miroslav Lajçak, që bëri të mundur qetësimin e situatës në terren në fund të dhjetorit.” – thuhet në intervistë.

Veç kësaj, të njëjtit kanë kërkuar urgjentisht hapa të rinj, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Përveç kësaj marrëveshjeje, tani është urgjente të ndërmerren hapa të rinj: duke zbatuar marrëveshjet e nënshkruara, duke përfshirë krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe kthimin e serbëve në institucione, si dhe duke trajtuar të gjitha çështjet që mbeten mbi tavolinë.” – citohet të kenë thënë ata.

Lajme të ngjashme