Ambasada e ShBA-së: Ngërçi po e dëmton Kosovën, udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit - NACIONALE

Ambasada e ShBA-së: Ngërçi po e dëmton Kosovën, udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka vlerësuar se ngërçi politik po i kushton Kosovës.

Në një përgjigje për “Express”, kjo ambasadë ka bërë me dije se qytetarët e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit.

Sipas ambasadës, ka ardhur koha që udhëheqësit politikë t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit.

Qytetarët e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit. Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka vlerësuar ambasada.

Lajme të ngjashme