Ambasada e Italisë e dënon sulmin: Qëndrojmë me Kosovën
Ambasada e Italisë ka reaguar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Në një reagim në “X”, Italia e ka dënuar me vendosmëri sulmin.
Tutje, ambasada ka shkruar se qëndron me Kosovën.
“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm”, thuhet në reagim.
Italy firmly condemns the attack on the water channel in Zubin Potok, which has affected water supply and endangered local homes.
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) November 30, 2024
We stand with Kosovo in its investigation efforts to hold those responsible for this vile attack accountable. pic.twitter.com/ykbMBtnE3P