Ambasada e Britanisë: Institucionet e Kosovës duhet të lejohet të hetojë autorët e sulmit të tmerrshëm - NACIONALE

Ambasada e Britanisë: Institucionet e Kosovës duhet të lejohet të hetojë autorët e sulmit të tmerrshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Britania e Madhe ka dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe dy të tjerë të lënduar.

Në reagimin e kësaj ambasade është bërë thirrje për zgjidhje paqësore të situatës, teksa është shtuar se autoritetet kosovare duhet të lejohen të hetojnë dhe identifikojnë autorët e krimit.

“Institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit. E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Për rastin ka reaguar edhe Ambasada e Francës në Kosovë. Në reagim thuhet se sulmi është i papranueshëm dhe se autorët e sulmit duhet të arrestohen e të sillen para drejtësisë.

Lajme të ngjashme