Ambasada, DASh-i, në OKB: ShBA-ja vazhdon me kritika ndaj Kosovës për dinarin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në mënyrë të vazhdueshme e pakompromis kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që largon nga qarkullimi dinarin serb në shtetin e Kosovës. ShBA përherë të parë në një séancë të Këshillit të Sigurimit kanë kritikuar Kosovën, por vërejtjet për dinarin nuk janë të reja. Cfarë po nodhë?
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur brengat me planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e BQK-së.
Ajo tha se ShBA bën thirrje që "ky zbatim të pezullohet menjëherë deri procedurat e kënaqshme të jenë në vend, dhe popullata e afektuar të jetë mjaftueshëm e edukuar dhe informuar."
"ShBA ka shprehur brengat e saj me planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e amandamentuar për transaksionet e pagesave. Ky vendim u mor pa përgatitje të duhura, pa konsultime me popullatën lokale. Pra, edhe njëherë thirrim që ky zbatim të pezullohet menjëherë deri procedurat e kënaqshme të jenë në vend, dhe popullata e afektuar të jetë mjaftueshëm e edukuar dhe informuar." - tha ajo.
“Ne po ashtu jemi shumë të shqetësuar me veprimet e fundit të pakoordinuara që Qeveria e Kosovës ka marrë, përfshirë operacionet e pakoordinuara në zyrat e mbështetura nga Serbia në komuna të Kosovën perëndimore dhe një OJQ për paqe dhe tolerancë në Prishtinë. Këto veprime nuk përputhen me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të BE-së për të adresuar çështjet e serbëve dhe minojnë rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe njëherë po e them Këshilli i Sigurimti s’është vendi për të zgjidhur këto çështje. Ne ritheksojmë që të dyjat të angaszhohen në dialog.”
DASh-i
Ndërsa, një javë me parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovën duke mos munguar as paralajëmrimi për tensione ndëretnike, por një gjë e tillë nuk i ka shqetësuar aspak institucionet e Kosovës.
“Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje të përshtatshme. Shumë qytetarë të Kosovës tani nuk e dinë se si do t'i paguajnë faturat apo do t'i marrin pensionet. Ky veprim nuk është gjithashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet që ndikojnë në mirëqenien e komunitetit të pakicës serbe”, thanë nga DASh.
“Pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare” thuhet tutje nga DASh.
Tutje, DASh ka kërkuar shtyrjen e vendimit.
“Ne bëjmë thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha kalimtare. Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, thuhet në një përgjigje të Departmetit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Ambasada
Ndërsa, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier përmendi mundësinë e eskalimit të situatës, duke kërkuar që tema e ndalimit të dinarit të diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ne mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme, por edhe diskutim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar që potencialisht do të eskalojë tensionet etnike dhe të tregohet problematik për jetët e përditshme të një numri të qytetarëve të Kosovës. Jemi duke shpresuar që Qeveria e Kosovës do të gjejë një rrugë që të realizojë atë që është thënë nga zëvendëskryeministri Bislimi, që është që të kemi një lloj, nuk arrij të kutjoj termin e saktë që ai e përdori, një periudhë tranzicioni ” – tha ambasadori Hovenier.