Ambasada britanike: Kurti dhe Docherty biseduan për situatën në Kosovë
Ambasada e Britanisë së Madhe ka publikuar një postim në Facebook, duke treguar për takimin mes Ministrit të Evropës së Britanisë së Madhe, Leo Docherty dhe kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij Besnik Bislimi.
Në postimin e Ambasadës theksohet se Docherty dhe Kurti biseduan për situatën në Kosovë dhe më gjërësisht në Evropë.
“Ministri Docherty theksoi angazhimin ndaj Kosovës si një partner strategjik afatgjatë, bazuar në vlerat e përbashkëta” – shkruhet ndër të tjera në këtë njoftim.