Ambasada britanike e përshëndet votimin e Ligjit që lidhet me Prokurorinë Speciale - NACIONALE

Ambasada britanike e përshëndet votimin e Ligjit që lidhet me Prokurorinë Speciale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada britanike e ka përshëndetur votimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale e cila parasheh që ekipet e udhëhequra nga prokurori i rastit, e të krijohen ekipe të veçanta hetuese. Sipas ambasadës kjo do të ndihmoj në rritjen e produktivietit dhe efikasiteit.

Ata janë zotuar se do t’a ofrojnë ndihmën e tyre, për zbatim të suksesshëm të njësisë.

“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve. Kjo qasje bashkëpunuese do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Lajme të ngjashme