Allen: ShBA-ja ka partneritet të fortë me Kosovën, por diskutimet e sinqerta janë një mundësi për ta forcuar atë - NACIONALE

Allen: ShBA-ja ka partneritet të fortë me Kosovën, por diskutimet e sinqerta janë një mundësi për ta forcuar atë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënsekretarja Amerikane e Shtetit, Lil Allen, gjatë një interviste në Rubikon të Klan Kosovës ka rikonfirmuar partneritetin e fortë mes Kosovës dhe ShBA-ve. Megjithatë, Allen ka vënë në dukje se mes çdo miqësie ekzistojnë momente ku diskutohet për çështje ku nevojë për progres.

Në këtë kontekst, Allen përmendi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në kemi një partneritet të fortë me Kosovën, pa mëdyshje. Por, në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështje kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin, ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet”, tha ajo.

Lajme të ngjashme