"Allahu...": Hoxhë Bajrami bëhet horë, shkruan kundër paradës së LGBTQI+ por përdorë fotografi të rreme - NACIONALE

"Allahu...": Hoxhë Bajrami bëhet horë, shkruan kundër paradës së LGBTQI+ por përdorë fotografi të rreme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Omer Bajrami, imam nga Maqedonia e Veriut, ka shpërndarë para 1 ore një fotografi, në të cilën ka komentuar paradën e Krenarisë, të mbajtur të shtunën, e cila e përkrah komunitetin LGBTQI+.

Hoxhë Bajrami ka shpërndarë një fotografi, në të cilën shihet sheshi i përmbytur nga shiu, pas reshjeve të shumta.

Në mbishkrimin e fotografisë, imami Bajrami ka shkruar se “Allahu nuk t’don qashtu qysh je!”, që është në fakt një parullë anti-komunitetit LGBTQI+, e cila e organizoi marshin në parullën “T’du qashtu qysh je”.

“Allahu nuk t'don qashtu qysh je!

Allahu të don të penduar dhe të kthyer tek Ai.

E nëse jo, dënimi i Tij mund të jetë shumë afër!

Përkujto popujt e mëparshëm!” – shkroi ai.

Në fakt, fotografia e postuar nga imami Bajrami është fotografi e rreme. Imami Bajrami është shërbyer me fotografi të vjetra, të cilat nuk janë aktuale, rrejdhimisht nuk përkasin me gjetjen aktuale të sheshit kryesor të Prishtinës, ku u mbajtë marshi. Pra përveç status me qasje homofobike, Bajrami ka shpërndarë edhe përmbajtje të rreme.

Siç shihet në fotografinë e bërë nga Nacionale, sheshi i Prishtinës nuk është i vërshuar, siç pandeh imami në fjalë.

Ndryshe, Bajrami njihet për deklarata qesharake e kontraverse, teksa ai s'ka ngurruar që të flet edhe për emisionin "Përputhet".

Kujtojmë që në paradën e fundit të krenarisë, pjesë e saj ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përditësim: Hoxha Omer Bajrami e ka ndryshuar fotografinë, pas raportimit të Nacionales, se fotografia në fakt nuk përkiste me paradën e fundit të mbajtur në Prishtinë.

Lajme të ngjashme