Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit” - NACIONALE

Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”

3 javë më parë

nga NACIONALE

Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga kandidatura për Kryetare të Kuvendit.

“Deformohet komplet vullneti i popullit”, tha ajo në “Konfront” të KTV-së.

“Secilin emër që do ta propozonim nuk do të kishte zmbrapsje. Kushdo që do të ishte vendosur në fillim, njësoj do ta mbronim. Prandaj nuk është çështje personale. Është çështje e të drejtës kushtetuese”, tha ajo.

Për më tepër, Haxhiu tha se nuk ka krizë të thellë, por se seancat çdo 48 orë po e bëjnë të duket e tillë.

"Le të na sfidojnë, le të votojnë dhe të shohin a i kemi 61 vota për qeveri", tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme