Albulena Haxhiu i mëshon vulë: Rozeta Hajdari nuk është e korruptuar - NACIONALE

Albulena Haxhiu i mëshon vulë: Rozeta Hajdari nuk është e korruptuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sërish është përzier pak në punët e sistemit të drejtësisë.

Edhe pse ka funksionin e ministres për të hartuar politika në të mire të sistemit, duket se asaj ka nisur t’i pëlqejë puna e gjyqtares.

Duke marrë në mbrojtje ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ajo ka thënë se Hajdari nuk është e korruptuar.

Sipas saj, po të ishte e korruptuar, Kurti do ta shkarkonte. Haxhiu madje, ka kritikuar Prokurorinë që po e heton aferën e rezervave!

“Ne dërgojmë mbi 200 lëndë në prokurori dhe nuk merren me trajtimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur ndër vite në institucione dhe me lëndët e korrupsionit, por merren me rezerva, me miellin, me sheqerin dhe vajin. Dy prokurorë merren me ministren Hajdari. Ministrja Hajdari është e pa korruptuar”, ka insistuar ajo gjatë një interviste në Radio Televizionin Publik të Kosovës dy ditë më parë.

“Po të kishte dyshime kryeministri që ministrja Hajdari është e korruptuar, do ta shkarkonte. Por, ka një mësymje ndaj saj”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme