Albulena Haxhiu e pranon kërkesën e Osmanit, i bashkohet thirrjes që presidenti të votohet nga populli
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i ka pranuar amendamentet nga presidentja Vjosa Osmani që presidenti të zgjedhet nga populli.
Haxhiu ka bërë të ditur se i bashkohet thirrjes që ato të votohen.
Postimi:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.