“Albinit po i mbyllin dyert, është e tmerrshme”: Rama këshillon Kurtin të heq dorë nga “karshillëlliku” me Perëndimin
Në një konferencë të sërishme për media referuar tensioneve – ditë e më të ashpra – në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri shqpitar Edi Rama, paraqiti një tablo mjaft të errët në ardhje për shtetin kosovar në rast se nuk ndërrohet kursi i veprimit në veri. Nga këto tensione “i ngërdheshur është vetëm ai zotëria që fshihet në bunker në Kremlin”, tha Edi Rama, teksa shpjegoi se këto tensione i shkojnë për shtati vetëm Federatës Ruse. Ndërkaq, në këtë dritë, ai u mëshoi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, por edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “lojëra luftash” dhe për “nacionalistë dhe nacional-folkloristë”. Ndërkaq për kryeministrin kosovar tregoi se kane nisur "t'i mbyllen dyert" nga Perëndimdi.
Edi Rama, gjithashtu, tha se u ka nisur edhe një “letër të dytë” kancelarit federal gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, që “si kumbar të planit frankogjerman” të organzizojnë edhe një takim “pa mundësi dalje” për Kurtin dhe Vuçiqit për të garantuar që Marrëveshja Bazë të zbatohet krejtësisht. Kjo, si në stilin e Dejtonit, la të kuptojë Rama.
“Ky rajon është i shteteve që e popullojnë dhe që e administrojnë. Rajoni ka vuajtur boll nga nacionalistët, e nacional-folkoloristët, dhe përplasjet e vazhdueshëm. Sot jemi në mes të një Evropë që me çdo kusht mbështet paqen. Kjo situatë i shkon për shtat vetëm Rusisë. Askujt tjetër. Nga këto përplasje dhe nga kjo paaftësi për t’u ulur me durim dhe për të çuar përpara një proces; këtu nuk fiton Evropa, fiton vetëm Rusia. Ndërkohë ka një Marrëveshje Bazë e cila u dakordësua dhe të dyja vetëm sillen sikur ajo marr[ëveshja nuk ka ndodhur. Kjo është verteta. Ky është fakti. Kjo status quo nuk mund të vazhdojë. Jo më lojë politike Tom and Jerry”, tha ai.
Në këtë situatë, Rama tha se “tashmë veç ka nisur vala e parë e sanksioneve” ndaj Kosovës, por pa elaboruar më tej se çka dhe si. Kujt i sjell të mirë kjo “përveç pikëve elektorale”, pyeti Rama. “Është e domosdoshme që Macron dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë”.
“Prandaj mendoj që është shumë e rëndësishme që të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesn dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfndojë bashkëbisedime dhe të trajtohen ato pika që është shumë interesant askush nuk i kundërshton por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrn fajit se pse nuk zbatohen. Se nuk ka vullnet. Ky është fakti”.
“Dhe ka edhe një dehje nga ky karshillëku me gjithë planetin demokrait, në emër të nuk e di se çfarë, por realiteti i përditshëm po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër. S’më takon mua të diskutojë ekonomin e Kosovës, e aq më pak të Serbisë”, tha ai.
Duke folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Rama dha edhe disa detaje për “mbyllje dyersh” për të nga perëndimi demokratik. “Është e tmerrshme”, tha ai.
“Po të vijë dita të diskutohet lojaliteti i aleatëve strategjikë ndaj Kosovës, është keq. Mendoni që mua më jep kënaqësi fakti, që unë s’jam dakord me Albinin në këtë temë, Albinit nuk i hapet asnjë derë, i kthehen mbrapsht vizitat në zyrat e homologëve në Evropë apo Amerikë, më duket e tmerrshme”, ka thënë ai.
“Është katastrofë të këputen lidhjet aq të forta me bashkësinë euroatlantike. Jam i gatshëm të takohem me Albinin në çdo moment, në nivelin personal s’kam asnjë problem. Po të jeni prezentë, do të habiteni sa mirë shkojmë, në nivelin konceptual kemi probleme të mëdha”, tha ai.d
Për Kurtin, Rama tha se “sheh sondazhet...dhe kënaqet me rritjen e poenave politike”.
“Detyrimi është ta themi të vërtetën, Shqipëria është shtet në vete, interesat janë shumë të qarta, duke mirëkuptuar arsyet pse ndonjëherë ndodh ndryshe. S’mund të jemi dakord në çdo gjë. Pastaj, propaganda që mbledhja ishte për qytetarët. Marrëveshjet që ishin gati për t’u firmosur, mund të firmoseshin pa pasur nevojë për shfaqje kinse gjërat janë normal, gjërat nuk janë normale, janë keq. Po përpiqem të bëj gjithçka ta shmang më të keqen, me aq sa kemi ndikim”, tha Rama.