“Albin, mjaft”, Çitaku: Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas bllokimit të konstituimit të Kuvendit nga VV-ja.
Ajo ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsyeje për moskonstituimin e Kuvendit.
Në profilin e saj në Facebook, ajo i ka bërë thirrje Albin Kurtit për konstituimin e Kuvendit.
“Sot u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe që Kuvendi të mos votohej për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë krejtësisht e qartë në aktgjykimin e saj: Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Mosveprimi i sotëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike. Është shpërfillje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe e detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Kosova nuk mund të mbahet peng për llogari të kalkulimeve politike të një njeriu apo një partie. Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara”, ka shkruar ai.