Aktori Zogjani e ofendon Bogujevcin: E kaluara jote, s’të jep të drejtë me fol budallallëk - NACIONALE

Aktori Zogjani e ofendon Bogujevcin: E kaluara jote, s’të jep të drejtë me fol budallallëk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Zogiani, aktor, ka shkruar një status në lidhje me deklaratën e Saranda Bogujevcit, deptuete e VV-së, rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.

Në fakt, në statusin e tij, Zogiani e ka fyer zonjën Bogujeci, duke e cilësuar si “budallallak” fjalimin e saj sot në Kuvendin e Kosovës.

"Ne qoftse ne te respektojme, e ndjejme empati per ty, dhe per te kaluaren tende te veshtir, kjo nuk te jep te drejt me fol budallak!" - shkroi ai si mbishkrim i videos së publikuar në profilin e tij në Facebook.

Çka tha Saradan Bogujevci?

Deputetja Bogujevci në seancën e sotme fillimisht, denoncoi seksizmin, derisa vendosi të ndajë me deputetët një informatë:

“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme