Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, opozita, populli: Çka po aludon VV-ja? - NACIONALE

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, opozita, populli: Çka po aludon VV-ja?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, sërish, me të madhe e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Kushteteuse për konstituimin e Kuvendit.

Në reagime të ndara, deputetët e kësaj partie kanë përmendur lidhjen e gjyqtarëve me opozitën, e vullnetin e popullit pro Vetëvendosjes.

Por, çka po aludon VV-ja?

Deputetët e kësaj partie, nisën seri shkrimesh duke përmendur votat nga qytetarët, përkrahjen popullore e PAN-in.

“Nuk habitet kush që fitoni me gjykata, por në popull jeni t’humbur gjithë!”, ka shkruar Dimal Basha.

“Opozita gjykatat në dorë i ka, por vullnetin e popullit asnjëherë”, shkruajti deputeti Mefail Bajqinovci.

“Te vetmet fitore që i kanë mbetur kryetarit të LDK-së janë këto “fitoret” në tavolinë të gjykatësve të kohës së PAN-it. Sepse në popull po dalin të tretit qe sa herë”, tha deputeti Arbër Rexhaj.

Me një reagim të gjatë, edhe Vetëvendosja me komunikatë, s’la gjë pa thënë kundër vendimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me reagim pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u konstatua se kryesuesi i seancës Avni Dehari e shkeli Kushtetutën. Gjithashtu, kushtetuesja urdhëroi që të kthehet votimi i hapur, sepse asshtu u morën vesh partitë në takimin e 8 prillit, kur u përgatit seanca konstituive. Por, vetëvendosje, si shpeshherë ka keqkuptuar shumëçka rreth aktgjykimit.

Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri” – thuhet në reagimin e VV-së, anipse është krejtësisht e qartë se në këtë rast votimi i fshehtë nuk lejohet, sepse për votim të hapur ishin marë vesh në takimin e 8 prillit, së bashku me ish-Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Ndryshe, kur ka vullnet të deputetëve, dhe marrëveshje partiake, askush nuk e ka kontestuar se votimi mund të mëhet edhe i fshehtë. Por, VV nuk e dijmë se si i nxjerrë këto paqartësi.

Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh. Një rast pra si asnjë rast tjetër.”, është një sekuencë tjetër që LVV keqkupton. Në aktgjykimin e plotë në fakt përmenden raste të caktuara dhe krahasuese.

Vetëvendosje nuk e “begenisë” as kufizimin në tri herë për një kandidat. Ata në kundërshtim me atë që tham më lartë, pra krahasim dhe analogji, thonë se ashtu s’shkuran në Kushtetutë. Por, VV, duket se haron, se në Kushtetutë nuk shkruan as se subjektit të parë i takon kreu i Kuvendit, por ishte pikërisht një interpretim i Gjykatës Kushtetuese që e solli këtë rregull.

Çka thanë partitë e tjera

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës reagoi i pari pas botimit të Aktgjykyimit të Gjykatës Kushtetuese i cili në tërësi tekstin e vendimit e mori për të qartë që “nuk ka më hapësirë as për interpretimme” dhe kërkoi që të thirret menjëherë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës.

Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive. Ndërkohë, Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit - me votim të hapur.

Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime. I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, tha Krasniqi.

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës poashtu reagoi duke thëmë se u konfirmua konstatimi i LDK-së se veprimet e Avni Deharit përbënin “shkelje flagrante kushtetuese” dhe se kohëzgjatja e bllokadës nga kryesuesi “është rekord i turpshëm 48 herë”.

Për 48 herë rresht – rekord i turpshëm dhe i pashembullt në historinë parlamentare – bllokuesit tejkaluan kompetencat, shkelen Kushtetutën dhe penguan konstituimin e institucioneve të vendit.

Gjykata riafirmoi qartë se as Kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, e as të shpikin procedura që minojnë demokracinë dhe ligjshmërinë. Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit bëhet vetëm me votim të hapur, deri në tre herë për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30-ditor”, shkroi ai.

Instituti i Kosovës për Demokraci e ka mirërpritur Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese si zhvillim të rëndësishëm “në rivendosjen e rendit kushtetues dhe institucional”.

KDI thanë se Avni Dehari, si kryesues i seancës konstitutive thjesht nga virtyti moshës, “ka tejkaluar mandatin kushtetues” siç edhe u konstatua në Aktgjykim.

KDI i bën thirrje Kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej aktgjykimit, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që të propozojë kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit, si dhe të procedojë me votimin e hapur. Kjo përbën një detyrim të qartë, që nuk lë vend për interpretime politike apo zvarritje të mëtutjeshme procedurale”, thanë ata.

Lajme të ngjashme