Aksioni i Policisë në Prizren: Kapen dy lopë e një viq
Policia fillimisht e ka ndaluar një autobjet-kombi, për të cilin dyshohet se u vjedh në Klinë. Çudia ndodhi kur brenda këtij automjeti, policët vërejtën tri bagëti. Dy lopë dhe një viq ishin brenda automjetit, të cilat u vodhën në Smaq të Prizrenit.
E gjatë kohës kur policia po merrej me rastin, por ende se dinin se të kujt ishin këto bagëti, në njërin nga stacionet policore, u paraqit viktima nga fshati Smaq, i cili raportoj se i janë vjedhur dy lopë dhe një viq nga ahuri i tij.
Lopët e viqi i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti pas ekzaminimit do t’i kthehet pronarit.
Policia e Kosovës, këtë rast e ka shpërndarë në Facebook, se bashku me fotografinë e automjetit, lopëve e viqit.
Ju ftojmë t’i shihni.
Postimi i plotë i Policisë:
Gjendet në Prizren automjeti-kombi i vjedhur në Klinë si dhe bagëtia e vjedhur ne fshatin Smaq, Prizren
Prizren, 19 Janar 2023
Me datë 18 Janar 2023, rreth orës 05:15 është raportuar për një automjet-kombi të dyshimtë të ndaluar në autostratë në afërsi të fshatit Novakë, KK Prizren.
Patrullat Policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë dal në vendngjarje.
Në vendngjarje është vërejt se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq). Derisa patrullat policore bashkë me Hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri viktima nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).
Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq.
Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.
Në ndërkohë nga datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato , ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë , është raportuar i vjedhur në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.
Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Hetimeve të Stacionit janë duke hetuar rastin.
Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit.