Aksion i Policisë në Shqipëri: Arrestohen policë e prokurorë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se një operacion që godet krimin e organizuar është realizuar gjatë natës në qytete të ndryshme të vendit.
Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin, bën me dije Balla.
Sipas ministrit ky operacion është pasqyrim i vullnetit të agjencive ligjzbatuese për të luftuar krimin.
Ai ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit në operacion, ndërsa falënderoi dhe prokurorinë për bashkëpunimin dhe besimin.
“Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!” – shkroi Balla përmes një postimi ne Facebook.