Aksident tragjik në Kamenicë, vdes një person dhe tre të tjerë lëndohen - NACIONALE

Aksident tragjik në Kamenicë, vdes një person dhe tre të tjerë lëndohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas ngjarjes tragjike në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 persona, një tjetër aksident ka ndodhur në Kamenicë.

Në fshatin Hodonovc, një aksident trafiku ka ngjarë, i cili kishte edhe pasoja vdekjeprurëse.

Sipas Policisë së Rajonit të Gjilanit, si pasojë e aksidentit, ka vdekur një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

“Është një person i vdekur dhe tre të lënduar.” – u shpreh Shaban Azizi, nga Policia e Gjilanit, për Klankosova.

Lajme të ngjashme