Aksident trafiku në Vushtrri: Katër të lënduar
Katër persona janë lënduar pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në trafiku në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura
Detaje për aksidentin dhanë edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Zaiti.