Aksident trafiku në Veternik, një i vdekur dhe katër të lënduar - NACIONALE

Aksident trafiku në Veternik, një i vdekur dhe katër të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka treguar për “Express” se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident janë lënduar edhe katër persona tjerë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme