Aksident trafiku në Gllarevë, pesë persona të lënduar - NACIONALE

Aksident trafiku në Gllarevë, pesë persona të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Gashi ka njoftuar se pesë personat e lënduar fillimisht kanë marrë trajtim në QKMF në Klinë, e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku katër nga ta janë liruar.

Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende.” – ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme