Aksident në Novolan të Vushtrrisë, tre persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në Novolan të Vushtrrisë, tre persona të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sonte, rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Novolan, të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai për gazetën.

Kallxo.com ka publikuar pamje nga ky aksident.

Lajme të ngjashme