Aksident mes katër veturave në Klinë, lëndohen tre persona
Një aksident ka ndodhur në Klinë ku janë përfshirë katër vetura.
Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar tre persona.
“Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Klinë. Ku janë përfshirë katër vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.” – ka bërë të ditur Gashi.
