Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë
Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, saktësisht tek Central Park, para pak minutave.
Lexuesit e Gazetën Nacionale kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtit kanë bërë të ditur se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.
Në fotografi shihet se Policia e Kosovës dhe autoambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

