Aksident me të lënduar në rrugën Ferizaj – Shtime, njëra nga veturat kaplohet nga zjarri
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime, ku janë përfshirë dy automjete.
Lajmin është Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se njëri nga automjetet e aksidentuar është kapluar nga zjarri.
Tutje Veseli ka njoftuar se pesë personat janë dërguar për tretman mjekësor, ku pas ndihmës së parë në QKMF-Shtime janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Tutje ai ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin.
