Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një burrë - NACIONALE

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një burrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një motoçiklet në Mitrovicë.

Sipas Policisë, viktima ishte duke e drejtuar motoçikletën ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia ka arrestuar një të dyshuar.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Lagjja Kolonia e Re, Mitrovicë 23.06.2024, 16:40. Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një motoçiklete me vozitës meshkuj kosovar ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore merr viktima mashkull kosovar motoçiklisti dhe i njëjti nga plagët e rënda ndërron jetë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuat dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme