Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë – Podujevë, gjashtë të lënduar - NACIONALE

Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë – Podujevë, gjashtë të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Podujevë, saktësisht në vendin e njohur si Tuneli i Parë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për Gazetën Nacionale, ku ka bërë të ditur se nga aksidenti kanë mbetur gjashtë persona të lënduar.

Zahiti ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime.” – ka bërë të ditur Zahiti

Lajme të ngjashme