AKG dënon sulmin ndaj dy gazetarëve në veriun e vendit - NACIONALE

AKG dënon sulmin ndaj dy gazetarëve në veriun e vendit

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Të shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga zona e Mitrovicës së veriut janë edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Këtë mëngjes dy gazetarë të KALLXO.com janë sulmuar nga disa persona me maska derisa po raportonin nga veriu i vendit.

AGK janë shprehur të shqetësuar lidhur me sigurinë e gazetarëve pas këtij sulmi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës”- thuhet nga AGK.

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

AGK ka kërkuar nga policia që të ofrojë kushtet e duhura për gazetarët.

Lajme të ngjashme