“AK-47 në pjesën e pasme të sediljeve të veturës”: “The Telegraph” shkruan për punën e policisë në veri - NACIONALE

“AK-47 në pjesën e pasme të sediljeve të veturës”: “The Telegraph” shkruan për punën e policisë në veri

2 javë më parë

nga NACIONALE

“The Telegraph” në një artikull të publikuar së fundi, flet për veprimet e Policisë së Kosovës në veri, pas sistuatës së tensionuar për disa muaj rresht.

Qysh në fillim, mediumi i njohur nis artikullin duke shpjeguar se si policia kosovare, para se të fillojë patrullimin, ngarkon veturën me armatim:

“…AK-47 janë të lidhur në pjesën e pasme të sediljeve të veturës, pistoletat janë hedhur te pjesa e këmbës, dhe dronët e jelekët antiplumb janë të mbushuar në “çizmen” e Land Roverit”.

Siç raportohet tutje, ky tani është protokoll standard, në atë që mediumi e quan “një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian”.

Zëvendëskomandanti i policisë në veri, Veton Elshani, duke folur për mediumin shprehet: “...i shihni armët? Këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë”.

Prej sulmit të armatosur në Bajnskë të Zveçanit, Elshani bashkë me kolegë të tijë, kanë kryer patrulla të përditshme në rajonin e dominuar me serbë, në një “gjueti” për rrugët ilegale që të armatosurit nga Serbia përdorën në sulmin e tyre.

“I njohim këto rrugë më mirë se kushdo.” – ka thënë Elshani derisa patrulla e tij ecë përgjatë maleve. “Serbët nuk mund ta bëjnë një rrugë, që ne nuk mund ta gjejmë”.

Sipas të dhënave të fundit, Policia e Kosovës ka identifikuar 65 rrugë ilegale, të gjitha të bllokuara me kanale të mëdha të betonit. 10 rrugë të tjera janë duke u mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht përmes dronëve.

“Bajnska ndryshoi lojën, e vendosi lojën në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve. Kur derdhet gjaku, atëherë përbën problem.” – ka thënë Elshani tutje.

Analistët ndërkaq, paralajmërojnë se propaganda ruse është duke e nxitur tensionin në veriun e shtetit ku 93 për qind e popullatës është shqiptare, dhe katër për qind janë serbë.

“The Telegraph” përmend edhe intervistën e kryeministrit Albin Kurti për këtë medium, i cili kishte paralajmëruar se Vuçiq, presidenti serb, kishte planifikuar një pushtim.

Ai kishte thënë se Serbia ka ndëtuar baza operacionale përgjatë kufirit për të “mbrojtur Beogradin dhe për ta sulmuar Kosovën”.

Shpërqëndrimi nga lufta në Ukrainë

Duke u bazuar në fjalët e vetë Vuçiqit, kryeministri Kurti, sipas mediumit, beson që presidenti serb po kërkon kohën e tij për një mundësi të pushtimit.

Shoqëria e Vuçiq me Vladimit Putin, dihet mirë. Mediumi përmend se ka fjalë që Putin ka rekrutuar serbë për të shërbyer me ushtrinë e tij kundër Ukrainës.

Veç kësaj, Kurti kishte thënë: “Kjo është një pishinë ku ata (Rusia) do të rekrutojnë paraushtarakë që duan të jenë si Ëagner për Ukrainën dhe Ballkanin”.

Mediumi përmend se në një shenjë të rrugës, dikush kishte shkruar fjalët: “F*** you NATO”, e cila është e vendosur në Kosovë që nga viti 1999.

Ndërkohë, krejt në fund, për komandantin Elshani, njerëzit e tij janë të trajnuar për një sulm.

“Nuk është surprizë që Vuçiq dëshiron të pushtojë. Ata mund të na gjuajnë, por jo të na frikësojnë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme