Ahmeti: Kurti ka me i shtyp secilin grup që proteston kundër tij
Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj protestës së djeshme të bizneseve.
Ai ka bërë me dije se deri me tani Kurti ka dëshmua disa herë se është kundër protestave.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova ai ka thënë se Kurti do të tentojë të shtyp çdo protestë.
“Praktikisht është një skenar i filmit të cilin po e shohim tash e sa herë, pra prej që kur Kurti është në pushtet, reagimi i tij ndaj protestave, ndaj organizimit të ndryshme është thuajse i njëjtë. Nëse ju kujtohet në fillim të mandatit kur ka qenë ajo greva e mësimdhënësve, edhe Kurti bashkë me ministren Nagavci dolën e folën qysh nuk vjen as në konsideratë për me u rrit pagat e mësimdhënësve sepse kualiteti i arsimit është i dobët, dhe së pari duhet me bë një ritestim për këta mësimdhënës për me e pa a janë për vendin e punës që e mbajnë, e pastaj me marr vendim për rritje të pagave”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Në fund, kur greva u ndal, askush nuk u murr me çështjen e ritestimit. Njëjtë ka ndodhur me veteranët e UÇK-së. Mendoj se tanimë Kurti na ka dhënë shumë dëshmi, që ka me i shtyp dhe do t’i shtyp secilin grup që proteston në raport me të”, ka thënë Ahmeti.