Ahmeti krenohet me punët për Prishtinën: Kemi tërhequr mbi 300 milionë euro investime - NACIONALE

Ahmeti krenohet me punët për Prishtinën: Kemi tërhequr mbi 300 milionë euro investime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpend Ahmeti është krenuar me punët që ka realizuar sa ka qenë kryetari i Komunës së Prishtinës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur projektet të cilat i ka negociuar gjatë asaj kohe.

Sipas tij, ngrohje qendrore me Panele Solare, blerjes së 51 autobusëve, ndërtimin e 4 shkollave me PPP, projektin për ndërtimin e unazës dhe parkingun nëntokësor, janë prej projekteve më të mëdha.

Ahmeti ka bërë me dije se për realizimin e këtyre projekteve, Komuna e Prishtinës ka tërhequr mbi 300 milionë euro investime, kredi dhe grante.

Sot me të vërtetë jam krenar për projektet madhore që i kemi nis, i kemi negociu dhe kemi tërhjek investimet dhe donacionet për të njejtat, për të cilat sot krenohen edhe niveli lokal dhe qendror. Komuna e Prishtinës ka tërhjekur mbi 300 milion euro investime, kredi e grante për këto projekte. 1. Në vitin 2017 kemi nisur projektin më të madh në Ballkan dhe të dytin në Evropë për ngrohje qendrore me Panele Solare. Me ndihmen e KfË kemi përgatitur studimin e fizibilitetit, kemi arritur të negociojmë kredinë dhe grantin e qeverisë gjermane, kredinë e BERZH dhe kemi tejkaluar të gjitha pengesat e nivelit lokal dhe qendror për finalizim. sot qeveria ka nënshkruar edhe ndihmen e BE për këtë projekt madhor mbi 100 milion eurosh. Me këtë Prishtina do të ketë ngrohje qendrore në çdo cep”, ka shkruar ai.

Me tej, ai ka përmendur blerjen e 51 autobusëve në 2018 dhe fillimin e negociatave me BERZH për blerjen edhe 30 të tjerë. “Kemi arritur tërheqjen e kredisë nga BERZH për blerjen e autobuslve përfshi edhe autobusët e parë elektrik në Prishtinë. Javën e kaluar është nënshkruar projekti dhe kjo do të realizohet shumë shpejtë. 3. Në vitin 2017 kemi inicuar me Bankën Botërore projektin e ndërtimit të 4 shkollave me PPP. 3 vjet e gjysme procedura burokratike të Kosovës dhe ndërrime të qeverisë na e kanë shty projektin buzë dështimit. Nuk jemi dorëzuar dhe më në fund javën e kaluar është nënshkruar kontrata për Ndërtimin e këtyre shkollave”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme