“Agresion klasik”, “Janë student të paarmatosur”: Krejt çka dihet për marshimin e trupave serbe në Prijedor të Bosnjes - NACIONALE

“Agresion klasik”, “Janë student të paarmatosur”: Krejt çka dihet për marshimin e trupave serbe në Prijedor të Bosnjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pjesëtarë të Forcave të Armatoszura të Serbisë kanë marshuar të dielen në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, pa marrë leje nga Presidenca trepalëshe e Bosnje-Hercegovinës, raportoi Radio Evropa e Lirë dhe mediat boshnjake. Kadetë të paarmatosur, duket të ketë dërguar Serbia në këtë qytet të Bsonjës dhe Hercegovinës, por enigmë të paktën deri tash mbetet se a i ftoi dikush ata, apo erdhën pa ftesë.

Zheljko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

"Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni," tha Komshiq, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

Deklarohet Ministri i Mbrojtjes i Bosnjes: Nuk u fut ushtria serbe, veç kadetët e akademisë ushtarake serbe

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës, Zukan Helez, u deklarua për marshimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe në Prijedor të Bosnje-Hercegovinës, duke thënë se “Republika Srpska” i paraqiti si ushtarë ndërsa ata janë veç kadetë nga akademia ushtarake e Beogradit.

Helez tha që në fillim se Ministria e Mbrojtjes e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka ftuar apo miratuar hyrjen e ushtarëve të Ushtrisë Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne nuk i kemi ftuar, Ministria e Mbrojtjes e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka të bëjë me këtë dhe kjo nuk është në planin e bashkëpunimit ushtarak bilateral ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë”, tha Helez për “Klix.ba”.

Helet shtoi se sipas njohurive të tij, nuk bëhet fjalë për ushtarë “të vërtetë”, por për kadetë të Akademisë Ushtarake nga Serbia.

“Megjithatë, ata nuk mund të hynin nëse dikush nuk i ka ftuar, dikush duhej t'i ftonte nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe bëhet fjalë për kadetë, nuk është ushtri, kjo bjen në çështje të arsimit dhe është përgjegjësi e dikujt tjetër”, shtoi Helez. .

"Një oficer mund të vijë me ta, por ai është profesor. Derisa të diplomohet dhe të marrë gradën e kadetit, ai nuk është ushtar. Sipas informacioneve tona, mendoj se Ministria e Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Aftësisë së Kufizuar e RS ka gjetur ndonjë bazë ligjore për t'i ftuar si studentë, e më pas për ta paraqitur si ushtri”, përfundoi Helez.

Ambasada e Serbisë në Bosnje: Njoftuam MPJ-në për ushtrinë, janë studentë të paarmatosur

Ambasada e Serbisë në Bosnje: Njoftuam MPJ-në për ushtrinë, janë studentë të paarmatosur

Televizioni publik i “Republika Srpska”-s ka shkruar rreth ngjarjes më të fundit kur pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë marshuar në qytetin Prijedor të Bosnje-Hercegovinës, duke pretenduar se Ambasada e Serbisë në Sarajevë “kishte njoftuar” për futjen e këtyre pjesëtarëve të ushtrisë serbe Ministrinë e Punëve të Jashtme të BE-së, ndonëse përgjegjëse për politikë të jashtme dhe siguri është Presidenca Trepalëshe.

“Sipas informacioneve që disponojmë, Ambasada e Serbisë në Sarajevë njoftoi për ardhjen e kadetëve të akademisë ushtarake dhe policore, të cilët morën pjesë në përkujtimin e 82-vjetorit të Betejës së Kozarës në MPJ të Bosnjë-Hercegovinës”, shkroi televizioni që kontrollohet nga ultranacionalisti Milorad Dodik.

“Këta janë studentë pa armë, pa formacione dhe vinin në festimet tona p.sh. në Donji Gradin.Kujtojmë se në Sarajevë kanë reaguar ashpër ndaj paradës ceremoniale të Ushtrisë Serbe nëpër Prijedor në prag të përkujtimit të Betejës së Kozarës”, thuhet më tej në artikullin e botuar.

Çka ndodhi para këtij akti nga Serbia?

Një deklaratë e Ministrit të Mbrojtjes së Bosnje-Hercegovinë, Zukam Helez, ka shkaktuar reagime të mëdha në Serbi, pasi ai i pari rikujtoi kohërat kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën patronazhin e kriminelit të konfirmuar dhe dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel, bredhte në Sarajevën e pushtuar dhe rrethuar nga forcat serbe të “Republika Srpska”.

"Kurrë më Vuçiç nuk do të mund të shkojë në këto kodra rreth Sarajevës, prej të cilave qëllonte me snajper. Ky është një proces historik i krijimit të një shteti dhe ne po e udhëheqim me sukses. Na u dha një detyrë e vështirë, dikush bëri të tmerrshme gabim në Dejton, ne e dimë se kush është, ai nuk dëshiron që unë të kthehem tek ai”, ka thënë ai.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e dënoi deklarimin e ministrit boshnjak, duke thënë se “elita politike e Sarajevës janë të brengosur nga politikat ekonomikisht të forta dhe sovrani të ndjekura nga Aleksdar Vuçiq”.

"Mesazhi dhe politika jonë është e qartë - paqe, stabilitet dhe shikim nga e ardhmja. Ne duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia e njeh pavarësinë e Bosnje dhe Hercegovinës brenda kufijve ekzistues, por ne kurrë nuk do të hiqni dorë nga përkrahja e popullit tonë në Republikën Srpska”, tha Vuçeviç, siç e citoi "Kosovo Online".

Lajme të ngjashme