Agon Maliqi: RTK mban përgjegjësi për çkado që ndodh me kolegët e tyre pasi u vunë në shënjestër në lajme qendrore - NACIONALE

Agon Maliqi: RTK mban përgjegjësi për çkado që ndodh me kolegët e tyre pasi u vunë në shënjestër në lajme qendrore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi ka reaguar ashpër pasi RTK-ja doli duke cituar mediat boshnjake, se si Nacionale dhe Periskopi paguhen nga Serbia.

Ai ka thënë se nëse ndodh diçka me gazetarët e Nacionales dhe Periskopit, përgjegjësia është e RTK-së.

Postimi:

Turp i madh dhe i pafalshëm për RTK-në e cila, me taksa publike, i bashkohet fushatave linçuese dhe denigruese kundër mediave kritike ndaj pushtetit duke i etiketuar ato pa kurrëfarë faktesh si instrumente armiqësore të Serbisë. Bordi, redaktorët dhe gazetarët që prodhojnë “lajme” të tilla do të mbajnë përgjegjësi për çkado që ndodh me kolegët e tyre tash pasi ua vunë shënjestrën në ballë në lajmet qëndrore.

Lajme të ngjashme